Aleanca veriatlantike planifikon që deri në pranverë të vitit 2018 ta pranojë në përbërjen e vet Maqedoninë, shkruan Sputnjiku rus.

“Sekretari i përgjithshëm i NATO-s – Jens Stoltenberg planifikon që kah mesi i korrikut të vizitojë Shkupin dhe të bisedojë për këtë çështje. Qëllimi i NATO-s është që në pranverë të vitit 2018 ky vend të pranohet në Aleancë”, ka deklaruar bashkëbiseduesi i “Sputnjikut”.

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev deklaroi më herët se është i gatshëm që vendi të anëtarësohet në NATO me emrin Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, transmeton Gazeta Lajm.

“Ekzistojnë dy mënyra – ose zgjidhje të problemit, ose me emrin e përkohshëm të anëtarësohemi në NATO, dhe të vazhdojmë negociatat me Greqinë, për shkak të problemit që ka Greqia me emrin tonë kushtetues, për integrim në BE. Ata e dinë se te ne ekziston disponim i madh për në BE”, deklaroi Zaev.