Ziadin Sela po bën koalicion me VMRO DPMNE, tha sonte deputeti i RDK-së Vesel Memedi në emisionim Analiza në 24 Tv.

Ai gjithashtu tha se shembulli i Selës nuk tolerohet askund në botë, për të bërë një koalicion me një parti në nivel qëndror dhe tjetrën në nivel lokal.

“Gjatë gjithë kohës, Sela ka folur për shkatërrimin e Gruevskit por tani po bën një koalicion me të. Ka logjikë? “- thotë Memedi

Sipas Memedit, Sela shantazhoi formimin e qeverisë dhe prandaj mori më shumë pozicione, edhe pse ka vetëm dy deputetë

Memedi tha se e vërteta duhet të dalë në dritë dhe se ai nuk do të ndryshojë qëndrimet sikurse Sela./fol.mk