Karol Csonto, menaxheri i Milan Skriniar, insiston se mbrojtësi do t’i injorojë tani për tani klubet si Barcelona e Real Madridi dhe se është i fokusuar vetëm për të ndihmuar Interin të fitojë Serie A.

Skriniar po shkëlqen me Interi pas vetëm pak muajsh nën urdhëratë e Luciano Spallettit dhe për këtë ka zgjuar interesimin e shumë klubeve, në mesin e tyre edhe të Realit e Barçës.

“Milan është krenar që është pjesë e këtij grupi dhe që luan rregullisht tek Interi. Transferimi tek Interi ndodhi në momentin e duhur për të dhe këtë po e tregon ndeshje pas ndeshjeje”, tha menaxheri i lojtarit për “Tuttomercatoweb”.
“Barcelona dhe Real Madridi interesohen për të? Emra të klubeve të mëdha tashmë po përmenden, por aktualisht Milan nuk dëshiron të dëgjojë për këto thashetheme. Ka vetëm pak muaj këtu dhe ka edhe shumë për të punuar për të arritur gjëra me këtë fanellë. Pas kësaj, do të shohim çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Synimi tani për tani? Triumfi në Serie A dhe pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve”, theksoi mes tjerash menaxheri i mbrojtësit të Interit.