Gratë që kanë një menopauzë të parakohshme kanë tri herë më shumë rreziqe për të pasur probleme mjekësore kronike dhe të shumëfishta në të gjashtëdhjetat e tyre sesa ato që janë 50 ose 51 vjeç, sipas një studimi të publikuar sot.

“Profesionistët e shëndetit duhet të parashikojnë një depistim dhe një vlerësim të plotë të faktorëve të rrezikut kur trajtojnë gratë, menopauza e të cilave është e parakohshme”, theksoi Gita Mishra, studiuese në Universitetin e Queenslandit në Brisbane (Australi) dhe autore e artikullit.

Studimi i publikuar në revistën “Human Reproduction” bazohet në më shumë se 5 000 gra australiane, të moshës 45 deri në 50 vjeç në 1996 dhe ndjekur deri në vitin 2016. Analiza kufizohet në menopauzat natyrale (menopauzat e parakohshme pas ndërhyrjes kirurgjikale janë përjashtuar).

“Megjithatë, studimet të tjera mbi popullsi të tjera janë të nevojshme për të bërë të vlefshme këto rezultare”, theksojnë studiuesit./atsh