Mercedesi i blinduar i blerë në vitin 2012 për 600 mijë euro, për të cilin PSP-ja hapi rastin “Tanku” gjendet në Qeveri dhe siç thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme shfrytëzohet si “makinë kryesore për mysafirë të mëdhenj të delegacioneve të huaja”, njofton agjencia Meta.
“Mercedesi i blinduar shfrytëzohet si makinë kryesore për mysafirë të mëdhenj për delegacione të huaja gjatë vizitës së tyre në Maqedoni, të cilët janë të siguruar me shkallën e parë, të dytë dhe të tretë të masave të sigurisë”, thonë nga MPB.
Kjo do të thotë se “Mercedesi” vozitet edhe nga Ivanov, Trajko Veljanovski dhe Emil Dimitriev, nëse vlerësohet se ata duhet të jenë të siguruar.