Përveçse në Strugë, qindra mërgimtarë kanë arritur sot edhe në Gostivar në mbështetje të kandidatit të Aleancës për Shqiptarët për këtë komunë, Arben Taravari.

Taravari ka falenderuar mërgimtarët përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook:

“Ata që mbushin buxhetin e shtetit.
Ata që ngjallin qytetin tonë.
Ata që sakrifikojnë gjithçka për vendin e vet, sot, gurbetqarët janë këtu për të vulos Fitoren tonë të përbashkët.
Falënderime gurbetqarëve për sakrificën dhe vullnetin pozitiv, çdo herë kur vendi ka nevojë për ndihmën e tyre”.