Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, ku tregon se me shqetësim të madh, ka mësuar mbi tërmetin në Shqipëri, e faktin që ai shkaktoi shumë të vdekur e të plagosur.
Në letër Merkel shpreh keqardhje për viktimat dhe se ofron mbështetje.Letra e plotë e Merkel:I nderuar kryeministër,Mësova me një ankth të madh për tërmetin në Shqipëri, ku vdiqën shumë njerëz dhe shumë u plagosën. Unë do të doja t’ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për ju. Mendimet tona janë me viktimat dhe të dëmtuarit. Unë e di për dhimbjen që ju dhe familja juaj duhej të përjetonit.Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për ju dhe për të gjithë njerëzit në Shqipëri që kanë humbur të dashurit e tyre si rezultat i tërmetit. Ne dëshirojmë që personat e dëmtuar të shërohen me shpejtësi.Gjermania dhe Bashkimi Evropian do t’ju mbështesin në këtë kohë të vështirë.Me përshëndetje të heshturDr. Angela Merkel. /tch