Edhe Xherdan Shaqirit i është parashtruar pyetja për futbollistin më të mirë në botë.

Anësori i Stoke Cityt, po qëndron me pushime në Zvicër, ku ka dhënë edhe një intervistë për ‘luzernerzeitung’.
Në mesin e shumë pyetjeve, Shaqirit është pyetur edhe për futbollistin më të mirë në botë.
“Për mua janë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Ata luajnë në të njëjtin nivel”, është përgjigjur Shaqiri.