Barcelona sezonet e shkuara e kishte MSN, por largimi i Neymarit drejt Paris Saint-Germain, e kthye MSN-n në MS, me Lionel Messin dhe Luis Suarezin, që po tregon shumë efektiv. 

Në fakt dyshja ka shënuar këtë kampionat së bashku 42 gola.

Argjentinasi ka shënuar 22 gola, ndërsa uruguaiani 20 gola këtë kampionat.

Lionel Messi dhe Luis Suarez. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Kjo i bie që në sezonin 2017/18, të dy së bashku kanë shënuar më shuam se 74  klube.

Këtu përfshirë edhe Atletico Madridin, që ka shënuar 41 gola këtë sezon.

Messi dhe Suarez kanë shënuar me pak se Real Madridi, Valencia, Real Betisi, Celta Vigo dhe Real Sociedadi, në kampionatin spanjoll.

Të pandalshëm këtë sezon (Getty Images)

Në Angli klubet që kanë shënuar më shumë janë vetëm Manchester City, Manchester United, Liverpool, Tottenham, Chelsea dhe Arsenal.

Sa i përket Series A, dyshja ka shënuar aq sa ka shënuar e gjithë skuadra e Interit, 42 gola.

Më mirë qëndrojnë Juventus, Napoli, Lazio dhe Sampdoria./Telegrafi/