Moti i javës së kaluar do të përmirësohet gradualisht, ndërsa vranësirat do të vazhdojnë edhe këtë fundjavë dhe në fillim të javës së ardhshme. Rritje më të dukshme të temperaturave parashikohet të ketë pas festave të një majit.

Moti nesër për dallim prej sot pritet të jetë më i ngrohtë dhe me vranësira mesatare. Pasdite në pjesët veriore do të ketë rritje të vranësirave dhe reshje të përkohshme të shiut, ndërsa do të fryjë edhe erë e lehtë. Temperaturat e mëngjesit do të sillen në interval prej minus tre deri në pesë gradë Celsius, ndërsa pritet që gjatë ditës temperaturat të arrijnë deri në 21 gradë Celsiusë.
Nga e hëna nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike paralajmërojnë rritje të temperaturave. Do të kemi mot me diell por me vranësira mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa temperaturat më të ulta do të lëvizin nga zero deri në gjashtë gradë, ndërsa maksimalet nga 13 deri në 21 Gradë.

Për të martën pritet mot i ngjashëm, diell me vranësira mesatare dhe erë e lehtë.

Temperatura pritet të arrijë deri në 22 gradë Celsius.

Të mërkurën dhe të enjten pritet të ketë më shumë diell dhe temperatura deri në 24, gjegjësisht 25 gradë, ndërsa, temperatura minimale të mërkurën pritet të jetë 8 gradë, ndërsa të enjten 10 gradë Celsius.

Mot i ngjashëm pritet të vazhdojë edhe në dhjetë ditët e ardhshëm. Për festat e majit nuk pritet shi, por prognozat janë se moti do të jetë me vranësira mesatare.

 /SHENJA/