Çdo vit i ri nis me plane të reja dhe pse jo duke vënë prioritet kursimin. Por jo për të gjithë është e lehtë, të jenë dorështrënguar me paratë. Ndaj ne për ju sot, sjellim një metodë efektive japoneze për të kursyer para: Metoda Kakeibo. Ju mjafton një bllok i zakonshëm shënimesh ku duhet të shënoni çdo muaj të ardhurat dhe shpenzimet. Sipas krijuesve të kësaj metode, ajo inkurajon njerëzit që të bëhen më të vetëdijshëm për financat e tyre, sepse nëse keni buxhetin të shkruar në një letër mund të analizoni çdo shpenzim që bëni.

Kjo lloj metode gjithashtu inkurajon përdoruesit që të ulen në fillim të çdo muaji dhe të planifikojnë financat për katër javët e ardhshme.

Kakeibo i ndan shpenzimet në katër kategori: ushqim, kohë e lirë, shtëpi dhe ekstra. Kështu, do të keni një bilanc total të parave që shpenzoni dhe mund të analizoni nëse keni arritur qëllimin tuaj për kursimet mujore.

Përveç kësaj, duke parë llogaritë, mund të korrigjoni sjelljet tuaja në javët e ardhshme.

Besohet se përdorimi i kësaj metode redukton shpenzimet mujore të një personi me 35%