Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti duke folur për përbërjen e ardhshme qeveritare ka thënë se edhe këtë cikël zgjedhorë Bashkimi Demokratik për Integrim do të del fitues dhe si i tillë do të hyjë në Qeveri. Ai ka folur edhe për koalicionet LSDM-BESA apo ASH-AAA.

“Me vet faktin që jemi përcaktuar të dalim vet me programin tonë në zgjedhje, para elektoratit, me raportin për rezultatet tona. Pra ne pretendojmë që edhe njëherë të marrim legjitimitetin e shqiptarëve dhe t’i përfaqësojmë shqiptarët. Historiku i BDI-së njihet se asnjëherë nuk ka hi si humbës në Qeveri. ka qenë në çdo përbërje sepse ka fituar shumicën e votave shqiptare”, deklaroi Mexhiti.