Kandidati për deputet dhe bartësi në njësinë zgjedhore numër një nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti sot tha se njëri nga pikat e koalicionit është orientimi europian i qeverisë.
“Një nga pikat kryesore e VLEN-it është orientimi europian i qeverisë, prandaj nuk duhet me çdo kusht të jemi pjesë e një qeveri e cila nuk e ka të qartë qëndrimet europiane dhe strukturave euroatlantike”, tha Mexhiti duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.
Kujtojmë se kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se opozita shqiptare nuk ka kushte për hyrje në qeveri.