Fitorja e Donald Trump preu në mes shpresat e atyre që shpresonin e kishte ardhur koha që në krye të Shtëpisë së Bardhë të vinte një grua.
 
Gjithsesi, disa e kanë gjetur ndërkohë se kush mund të ishte kandidatja e ardhshme femër pas Hillary Clinton. Bëhet fjalë sërish për gruan e një ish-presidenti demokrat, Michelle Obama.
 
“Zonja e parë” e Barack Obama është shumë popullore dhe shumë mendojnë se ajo do të kishte një shans të fitonte për demokratët në zgjedhjet e ardhshme që mbahen në vitin 2020.
 
Ndërsa shumica e kanë postuar emrin e saj për shaka, ka edhe nga ata që e mendojnë vërtet rikthimin e Michelle Obama në Shtëpinë e Bardhë.