Kryeministri bullgar Bojko Borisov në margjinat e Kongresit të Partive Popullore Evropiane në Zagreb takoi edhe liderin e VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.

Sipas portaleve maqedonase, Borisov ka publikuar një video ku shihet Mickoski një pjesë të fjalëve duke i folur në bullgarisht. Borisov e ka pyetur se a e përkrahë Marrëveshjen për miqësi me Bullgarinë, Mickoski i ka thënë se gjithçka që mund të sjellë punë pozitive për të dyja vendet, ai e mbështet dhe se aty nuk ka dilema.(INA)