VMRO DPMNE-ja opozitare ka dënuar aktin e largimit të përmendores së Qosetos para gjykatës në Shkup. Në reagimin e partisë së Mickoskit thuhet se Qeveria e LSDM-së ngjason me talebanët në Afganistan dhe ISIS-in në Irak dhe Siri të cilët shkatërrojnë përmendore nga historia e Maqedonisë. Ai ka thënë po ashtu se, një ditë ajo përmendore do të vendoset në vendin ku i takon dhe se këta njerëz do të turpërohen me veprimet që po bëjnë sot.

Ne nuk mund të bëhemi shtet që turpërohet dhe nënçmon heronjtë. unë refuzoj të ndaj vlera të tilla. Një gjë është e sigurt: do të vijë dita që përmendorja do të vendoset në vendin ku e meriton. Njëkohësisht do të vijë dita kur këta njerëz që po bëjnë këto gjera do të turpërohen këto që po bëjnë- deklaroi kryetar i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski.