Në shkurt ose mars të formohet qeveri teknike, ndërsa në maj ose qershor të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare, kërkoi në konferencën e sotme për shtyp lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski

Sipas tij, zgjedhjet e parakohshme parlamentare, janë zgjidhja e vetme për dalje nga, siç tha, kriza e përgjithshme në vend.

“Zgjedhjet e parakohshme nuk janë gjithmonë zgjidhja më e mirë, por në gjendje kur është e qartë se ekzistojnë probleme serioze, kur nuk ka mënyrë as çfarëdo qoftë shanse kjo Qeveria të ndryshojë diçka, kur gjeneratat janë vendosur sërish të presin para portave të BE-së, zgjedhjet e parakohshme parlamentare, janë zgjidhja e vetme për dalje nga kjo krizë e përgjithshme politike, ekonomike, energjetike, diplomatike në vend”, tha Mickoski.

Ai vlerësoi se në vend nevojitet “impuls i ri, forcë e re për reforma, një platformë e përbashkët, bashkim rreth marrëveshjes së re me popullin, për gjërat që janë shumë të rëndësishme për popullin”.

“Ky është apel i hapur për pushtetit për zgjedhje të shpejta, edhe pse zgjidhje e vetme për dalje nga kriza politike dhe ekonomike dhe detyra jonë për luftë për një të ardhme të re, për të cilën të gjithë së bashku jemi angazhuar. Njëherit kërkoj edhe mbështetje të përgjithshme të individëve dhe grupeve shoqërore që ta mbështesin këtë propozim tonin për zgjedhje, të mos humbin asnjë muaj më tepër, për shkak se kështu do të bëjmë dhe mobilizim social, aktivizim të fuqishëm”, shtoi Mickoski