Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, ndërsa premton se më pas do të vazhdojë negociatat për anëtarësim në BE, shkruan TV21. Mickoski thotë se fillimisht do të kërkojë garanci nga BE për identitetin dhe pako socio-ekonomike, pasi, siç thotë ai vendit i janë bërë padrejtësi.

“Nëse me të vërtet doni ta shihni Maqedoninë se si negocion, atëherë së paku duhet t’i jepni shansin popullit të Maqedonisë që të zgjidhet Qeveri legjitime që do të ketë legjitimitetin e popullit dhe ta dëgjoni atë Qeveri se çfarë ka për të iu ofruar. Kjo është shumë e qartë, kjo është garancia që e kërkojmë nga institucionet europiane për identitetin tonë shekullor maqedonas, traditës, zakonet. Kërkojmë pako socio-ekonomike për qytetarët dhe për biznesin, atë që e meriton ky popull dhe ky shtet për shkak se vetëm ne në historinë e BE-së kemi konteste artificialisht të imponuara me fqinjët tanë. Fillimisht ishte emri, tani identiteti, në të kaluarën flamuri, monedhat, Marrëveshja e Ohrit, ndarja territoriale etj”, tha mes tjerash Mickoski