Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski sot në tubimin parazgjedhor në komunën e Çairit të Shkupit tha se qytetarët e Republikës së Maqedonisë janë gjithmonë në fund të prioriteteve të Zoran Zaevit dhe kësaj qeverie të udhëhequr nga LSDM-ja sepse, siç tha ai, “agjendat personale janë më të rëndësishme, për të cilat është i vendosur t’i shtyjë ata në llogari të nderit dhe dinjitetit të qytetarëve, pavarësisht dallimet etnike apo fetare”.

Ai numëroi katër hapa që, sipas tij, janë matricë e sundimit të LSDM-së – gënjeshtra, poshtërim kombëtar, krim dhe, siç tha ai, “grabitje masive” dhe kapje të prokurorisë dhe gjyqësisë.

Bartësi i listës në NjZ2, Vllado Misajlovski falënderoi anëtarët e VMRO-DPMNE-së – Komitetin Komunal Çair, për përkrahjen e deritanishme dhe për të gjithë angazhimin në vitet e kaluara, duke konkluduar se aktivitetet në terren në Çait, tregojnë se maqedonasit atje “ndjehen si qytetarë të klasit të dytë” , dhe kjo, tha ai, “nuk duhet të jetë kështu”.

Ai u vërtetua për këtë, siç tha, për faktin se maqedonasit gjithnjë e më shumë po shpërngulen nga Çairi dhe ndërtesat janë të zbrazura dhe porositi se maqedonasit “pa marrë parasysh sa janë, këtë herë do të fitojnë në Çair dhe do të luftojnë për të drejtat e tyre, për të mos qenë qytetarë të rendit të dytë në shtetin e tyre”.