Kryeministri Dimitar Kovaeçvski dhe kreu I opozitares VMRO DPMNE, Hristijan Mickoski lanë anësh përplasjet e përditshme politike dhe u ulën në takim për të diskutuar rreth daljes nga kriza energjetike. Pas takimit dy orësh kreu I VMRO-së, Mickoski tha se pasojat e krizës janë si si shkak potencialit të dobët menaxherial që ka në dispozicion qeveria ndërsa shpalosi edhe propozime konkrete për menaxhim të situatës.

“Mendoj se në periudhën e ardhshme duhet të punojmë shumë për të kapërcyer të gjitha problemet që padyshim do të na ndodhin. Sepse skenari fillestar, që të kemi në funksion të gjitha TEC-et dhe HEC-et tona, është i vështirë për t’u realizuar. Kovaçevski emëroi Kreshnik Bekteshin person kontakti. Menjëherë pas takimit do ta kontaktojmë dhe do t’i japim edhe ne kontaktet tona. Ne propozojmë pozicionin që do të sigurojë një burim të konsiderueshëm më të lirë për TEC Negotinë, i cili do të prodhojë energji elektrike dy herë më lirë se në bursa. Ideja është që ajo energji elektrike të përdoret për kompanitë, për të shpëtuar vendet e punës”,deklaroi Hristijan Mickoski kreu i VMRO-DPMNE-s.

Kreu I qeveriës, Kovçaevski tha se do të shqyrohen të gjitha porpozimet e opozitës por se përmendi edhe masat e ndërmara nga qeveria që sipas tij do të jenë efektive.

“Unë si kryeministër së bashku me ekipin e qeverisë kemi ndëmarë disa masa për likuditetin e kompanive dhe të qytetarëve. Mjetet janë ndarë nga buxheti dhe janë mbi 300 milionë euro para që kjo qeveri me përgjejgësi ua kthen qytetarëve kur kanë më së shumti nevoj”, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Takimi mes kryeministrit dhe kreut të opozitës erdhi pas kërkesave të njëpasnjëshme të kësaj të fundit që tia ofroj qeverië një plan konkret për dalje nga situate e krizës energjeitke.