Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski është deklaruar pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

“Kryesisht kemi folur për dy lloje të temave me kryeministrin. Lloji i parë është për sigurim të zgjedhjeve korrekte dhe demokratike. Pjesa e dytë është lidhur me të ashtuquajturit ligjet reformuese. Kështu do të doja të komentoj takimin tonë të përbashkët. Maqedonia patjetër të shkojë para dhe qytetarët e saj e meritojnë prosperitetin dhe zhvillimin. Mendoj se ky takim ka sjellë një atmosferë më relaksuese në vend, edhe pse ne i kemi përçuar kryeministrit shqetësimet tona presionet në shtet” tha mes tjerash Mickoski.

Mickoski gjithashtu tha se kanë shprehur shqetësimet edhe për punësimet e fundit.

Ai shprehu edhe idenë se kandidatja e tyre Siljanovska do të fitojë garën për kryetar shteti dhe se vendi do të shkojë para me ndryshimet e ardhshme ligjore për reformat për në BE dhe NATO.

“Nuk do të ngutemi në lidhje me Prokurorinë Speciale Publike dhe nuk do të sjellim asnjë vendim me presion nga pushteti. Kjo prokurori deri tani humbur të gjithë kredibilitetin për ne dhe për këtë duhet të pranohen sugjerimet tona. Gjithashtu dua të them se zgjedhjet e ardhshme do të jenë ndryshim për vendin pasi do të ngadhnjejmë ne me zonjën Siljanovska-Davkova, dhe pastaj do të fitojmë edhe zgjedhjet e ardhshme” përfundoi Mickoski.

Mickoski gjithashtu tha se do të ketë grupe pune për punën e PSP-së në mes partive parlamentare.