8 C
Tetovo
E shtunë, 3 Tetor, 2026
BallinaLajmeMaqedoniMickoski: Pres që javën e ardhshme të ketë ulje të çmimit të...

Mickoski: Pres që javën e ardhshme të ketë ulje të çmimit të naftës dhe benzinës

Gjatë inspektimit të sotëm të punimeve për ndërtimin e urës “Ljubljanska”, në shtratin e lumit Vardar në Komunën e Karposhit, kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se pret që javën e ardhshme të ketë ulje të çmimit të naftës dhe benzinës.

“Pres që, bazuar në analizën e lëvizjeve të bursave gjatë javës së kaluar, javën e ardhshme të kemi ulje të çmimit të naftës dhe benzinës, pasi këtë e analizojmë dhe e ndjekim në Qeveri, por vendimin do ta marrë Komisioni Rregullator për Energjetikë”, deklaroi Mickoski.

Ai bëri të ditur se po zhvillohen negociata edhe me kompaninë “OKTA” për një zbritje shtesë, duke përsëritur se vendi ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon.

“Po negociojmë me furnizuesin më të madh të naftës dhe derivateve të naftës, para së gjithash për naftën dizel dhe karburantet pa plumb, ‘OKTA’, për një zbritje shtesë, me çka do të jemi bindshëm vendi me çmimin më të ulët të karburanteve në rajon, e ndoshta edhe me çmimin më të ulët në Evropë”, tha kryeministri Mickoski.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments