Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski thotë se nëse varet nga Osmani, Kovaçevski dhe Petkovi, nuk do të ketë negociata me Bashkimin Evropian në qershor. Mickoski shtoi se partia e tij nuk do të mbështesë ndryshimet eventuale kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë pasi Sofja nuk ka ofruar asnjë garancë se nuk do të ketë kërkesa të tjera deri në anëtarësim e plotë në BE, shkruan Alsat.

“Osmani vazhdon të mos e thotë të vërtetën dhe ta manipulojë popullin sepse ajo që dëgjojmë nga Sofja është që sigurisht se negociata nuk do të ketë. Gjëja e vetme që mund të ndodhë është konferenca e parë ndërqeveritare. Ai është folklor, ngjarje pa thelb në të cilën do të fotografohen anëtarët e Komisionit Evropian dhe Qeverisë dhe këto do të mbarojë e gjitha. Nuk do të fillojnë negociatat deri sa ne nuk e respektojmë të gjithë kornizën negociuese në të cilën do të përfshihen kërkesat e Bullgarisë”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së /Alsat.mk