Me iniciativë të kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit, tetë deputetët paraprakisht të përjashtuar nga partia, gjatë ditës së djeshme kanë realizuar takim me Mickoskin.

Lajmin e bëri të ditur grupi i pavarur i deputetëve duke mos dhënë shumë detaje rreth takimit dhe temave që janë diskutuar. “Në takim është diskutuar për situatën aktuale politike, qëndrimet rreth ligjeve reformuese dhe sfidat e ardhshme të vendit”, thuhet në komunikatën e tyre.

Nga VMRO-DPMNE-ja akoma nuk kanë dërguar komunikatë me të dhëna nga takimi. Tetë deputetët, me urdhër të organeve të partisë u përjashtuan nga VMRO-DPMNE-ja për shkak se votuan për ndryshimet kushtetuese në vend!