Kreu i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski në video fjalimin e tij të sotëm ka thënë se punë personale është dëshira e Zaev për të ndihmuar dhe për t’u kujdesur për familjen e Xhezir Shaqirit.

“Të dy ndajnë të njëjtën ideologji dhe të njëjtat vlera. Megjithatë, duke qenë politikisht në një mendje dhe duke arritur një lloj marrëveshjeje të përbashkët, nuk i jep Zaev të drejtën që ta punësojë atë në një funksion qeveritar dhe ta paguajë me paratë e qytetarëve. Por këtu ka edhe një mesazh tjetër të rëndësishëm. Ende nuk kemi përgjigje për pyetjen se kush e ka robëruar dhe kush e çliroi Tanushën dhe pse, po të ishte kështu, autoritetet nuk iu përgjigjën dhe nuk e njoftuan publikun. Kurse dilema thelbësore mbetet, nëse dikush guxon të kryejë një veprim të paligjshëm, të sulmojë policinë ose diçka të ngjashme, në vend që të sanksionohet, ai merr një vend në qeveri. Ky është një rast ku vlerat shkatërrohen dhe precedenti bëhet një rregull”, ka thënë Mickoski.

Sipas tij punësimi i një personi me rrezikshmëri të lartë në një vend të tillë është e ndjeshme dhe paraqet gjithashtu edhe një rrezik të madh për Maqedonine.

“Njeriu është në listën e zezë të SHBA, kurse tani ai do të ketë në dipozicion informacione që janë sekret shtetëror dhe të japë këshilla për sigurinë. Unë po i bëj thirrje Kryeministrit Zoran Zaev që ta përfundojë kontratën e punës me Xhezair Shaqirin në Qeveri dhe nëse ai dëshiron shumë që ta ndihmojë atë, mundet ta bëjë vetëm në kompaninë e tij private”Total Inxhenering” . Jam i bindur se qytetarët e ndershëm të Maqedonisë nuk do të donin të financonin dikë që kërcënoi Maqedoninë dhe derisa kishte armë në dorë ka thënë se maqedonasit do t’i dëbonte nga këto zona. Në të njëjtën kohë, unë paralajmëroj se përgjegjësi do të ketë edhe atë jo edhe shumë vonë, bile edhe tani do të duhet që dikush të përgjigjet për sjellje të tilla shkatërruese”, ka thënë Miskoski.