Takimi në Qeveri midis liderit të ri të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe kryeministrit të Zoran Zaev, zgjati një orë e gjysmë, në të cilën kanë diskutuar, siç ka thënë Mickovski, për shumë tema që paraqitur ku secili ka argumentuar qëndrimet e tyre, përcjell Fol.

Kreu i ri i opozitës nuk është përgjigjur nëse kanë biseduar me kryeministrin edhe me deputetët e arrestuar të VMRO-DPMNE-së.

”Partia aktualisht koordinohet, ndërsa gjatë ditës së nesërme do të njoftojë nëse deputetët e VMRO-DPMNE-së do të kthehen në parlament – tha pas takimit Mickovski me Zaevin, duke theksuar se pas takimit, do të marrë pjesë në takim me grupin parlamentar dhe do të dihet se cilët do të jenë hapat e ardhshëm dhe sesi do të veprojnë deputetët në Parlament.

Jam optimist dhe disa madje më konsiderojnë si një utopist’, tha Mickovski. /Fol/