Përfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e mediave Dunja Mijatoviq kërkon nga organet kompetente në Maqedoni të garantojnë sigurinë e gazetarit Borjan jovanovski, i cili ditën e enjte u sulmua në një restorant në Shkup.

“Kjo është sjellje e papranueshme. Edhe një tentim i turpshëm për heshtjen e gazetarit të guximshëm Borjan jovanovski. Kompetentët duhte ta sigurojnë sigurinë e tij”, shkruan Mijatoviç në rrjetin social Twitter.

Më parë Mijatoviç ka dënuar sulmet e shpeshta ndaj gazetarëve në Shkup.

“Gazetarët duhet të punojnë punën e tyre në mjedis të lirë dhe të sigurt. Kjo është përgjegjësi e organeve kompetente të cilët duhet të kujdesen për sigurinë e tyre në çdo kohë çdovend”, ka thënë Mijatoviç pas sulmit ndaj ekipit të A1on.