Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, mbajti një fjalim prekës në Konventën e Partisë Demokratike, duke theksuar se “mikesha më e mirë e tij” duhet të udhëheqë vendin.

Në fjalimin personal për të shoqen, Hillary, ai tregoi se si ishin takuar dhe për përkushtimin e saj ndaj shërbimit publik.

Më herët, gruaja e tij u bë e para grua që nominohej zyrtarisht si kandidate për presidente e SHBA nga një parti e madhe.

Në fjalimin e saj me video, zonja Clinton tha:“Nëse ka ndonjë vajzë të vogël akoma zgjuar, dua t’u them se unë mund të mos bëhem presidentja e parë, por një prej jush është në radhë”.

Më herët, Clinton tregoi se si ishte takuar me bashkëshorten e tij të ardhshme në pranverën e vitit 1971 në universitetin Yale.

“U martova me mikeshën time më të mirë. Ne kemi ecur, folur dhe qeshur së bashku që prej atëherë”.

Sipas tij, Hillary do të sjellë ndryshimin.

Në skenë u ngjitën edhe yje si Meryl Streep për të mbështetur kandidaten Clinton./mapo