Votat e shqiptarve që kanë votuar LSDM-në për Milaim Fejziun janë votues aventurist.

Votuesit që kanë votuar LSDM-në janë votues avanturist, a u benë, a u shitën, a çka u bë me ata nuk e di, nuk mund ta vlrtetojë sepse nuk kam argumente. Ai fenomen kërkon një analizë” tha Fejziu mbrëmë në emisionin Rruga Drjet në Alsat-M, përcjell TetovaSot.

Fejziu thotë se ka një arsyje se ata 20, 30 mijë vota janë shumë vota që kanë shkuar në LSDM dhe nuk është e vërtet se platforma e LSDM-së është platformë qytetare, nuk është e vërtet ajo është plafotmrë nacionale.

Ka një arsyje që  20 -30 mijë vota shqiptare. dikush thotë 50 mijë  që kanë shkuar në LSDM, për mua edhe 10 mijë janë shumë, e dini pse janë shumë, sepse këto zgjedhje duheshte ti determinojnë vijat e kuqe. Dhe nuk është e vërtet se platforma e LSDM-së është platformë qytetare, nuk është e vërtet ajo është plafotmrë nacionale deri sa me çdo kusht e mbron karakterin e shtetit unitar të tjerët janë vetëm dekori. Edhe shqiptarët me nxjerrjen e kësaj deklarate shqipatrët thanë se ne më nuk duam që të llogaritemi dekor në këtë qeveri qoft e VMRO-së apo e LSDM-së” u shpreh Fejziu.

Heshtja e LSDM-së për platformën shqiptare të nënshkruar nga liderët shqiptarë për Milaim Fejziun është signifikative.

Heshtja e LSDM-së është shumë signifikative, dmth ata lanë përshtypje edhe ata nuk janë të gatshëm ta pranojnë këtë patëformë por nuk duan dhe presin edhe ata duan që të blejnë kohë që e ka në disponim VMRO-ja dhe të prnonocohen, ku prononcimi i tyre do të jetë se edhe ne nuk mund ti pranojmë ata” u shpreh në Rruga Drjet Milaim Fejziu, përcjell TetovaSot.

Ndryshe mbrëmë lideri i BDI-së Ahmetin u takua me liderin e VMRO-së Gruevskin për të biseduar në lidhje me formimin e qverisë së re.