Me mjete në vlerë pre miliarda denarë shteti do ta rrisë punësimin përmes masave nga Plani operativ për programe aktive dhe masa për punësim dhe shërbime të tregut  të punës për vitin 2018. Përmes programeve për punësim do të përfshihen 9.511 persona, ndërsa përmes shërbimeve të Agjencisë për Punësim të RM-së mbi 16.000, informoi sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska.

Grantet për vetëpunësim janë vendosur në mënyrë fleksibile prej katër deri në pesë mijë euro për individ, deri në 10 mijë euro për dy bashkëshortë. Sivjet jepet mundësi edhe për kombinimin e disa masave.

“Kjo do thotë se për shembull nëse ndonjë person viziton trajnim dhe merr kualifikim për ndonjë punë të mund të përfshihet edhe në masën për punësim të subvencionuar”, tha ministrja Carovska në konferencë për shtyp në Qeveri.

Me planin, theks vendoset te persona e rinj  të papunë deri në moshën 29 vjeçare, për çfarë, siç sqaroi, do të zbatohet edhe pilot projekt “Garanci për të rinjtë” në tri komuna – Shkup, Strumicë dhe Gostivar.

“Me planin operativ do të krijohen kushte për krijimin e vende të reja të punës, mbështetje për krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjen e punësimit të personave të papunë”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale.

Ajo theksoi se mes tjerash, me këtë plan operativ janë paraparë edhe masa dhe programe për punësim të kategorive të qytetarëve të ndjeshëm. /Fol/