Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski sot në një pres konferencë për shtyp ka deklaruar se prokurorja speciale Katica Janeva përsëri  ka shkelur betimin e saj si prokurore, ku ajo përsëri po e mbron Zoran Zaevin në vend se të kryej punën e saj si prokurore.

“Njëkohësisht shumë negativisht që disa ditë kemi heshtje dhe nga zonja Katica Janeva dhe nga Zoran Zaev. Askush nuk do të lajmërohet dhe të shpjegojë pse është tërhequr akuza, as dhe Zoran Zaev nuk doli të kërkojë prokuroria të ketë përfundim gjyqësor  nëse beson se është i pafajshëm. Por i gjithë opinioni dhe zonja Katica Janeva dhe mbështetësi i saj Zoran Zaev e dinë për krimin që është bërë dhe për dëshmitë që janë mbledhur. Prokurorja speciale u tërhoq nga lënda “Puçi” me një arsyetim të turpshëm se situata  faktike e treguar në aktin prokuroria ka qenë në kundërshtim me dëshmitë e saja të mbledhura të cilat i ka siguruar për dy lëndë të tjera. Por të përkujtojmë se dëshmitë i vlerëson gjyqi, Katica Janeva aktualisht është një prokurore por jo dhe gjykatëse. Edhe  PSP është njo organ prokuroria , dhe jo këshill gjyqësor. Me vendimin për tërheqjen e lëndës Katica Janeva vuri veten në rolin e gjykatës, duke dalur nga ingirencat e saja dhe filloi e vetme ti gjykojë dhe vlerësojë dëshmitë me qëllim që ti ndihmoj të akuzuarit Zoran Zaev. Lëndët për të cilat Katica Janeva vendosi të lirojë Zaevin janë ende në fazën e hetimit. Ndërsa, lënda ndaj së cilës u tërhoq dhe e tërhoqi akuzën kishte akt të vlefshëm prokurorial.  Pas këtij vendimi skandaloz, politik dhe joprofesional të PSP-së më nuk ka dilema. Lëndët të cilat I hap zonja Janeva fillohen vetëm për një qëllim të vetëm, vetëm ti ndihmohet Zoran Zaevit që edhe njëherë nëpërmjet politikës ti ikë përgjegjësisë së tij. Katica Janeva e di se njohja e Zvonko Kostovski është dëshmi më i pavlefshëm për rrjetin e krimit të organizuar të Zaevit dhe Verushevskit”, ka deklaruar mes tjerash Antonio Milloshovski.