8 C
Tetovo
E enjte, 30 Korrik, 2026
BallinaLajmeMaqedoniMinistri Agon Ferati priti Sh. S. znj. Nicole Varns: Në fokus Marrëveshja...

Ministri Agon Ferati priti Sh. S. znj. Nicole Varns: Në fokus Marrëveshja e Ohrit, “25 vite dhe përtej” dhe bashkëpunimi me SHBA-në

Ministri Agon Ferati sot realizoi takim me ushtruesen e detyrës së shefes së Misionit në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Sh. S. znj. Nicole Varns.

Takimi u zhvillua në një moment të rëndësishëm për ministrinë, e cila po punon në përgatitjen e Planit Vjetor, si dhe në procesin e ristrukturimit dhe modernizimit institucional.

Në takim u diskutua për gjendjen aktuale, prioritetet e ministrisë në periudhën e ardhshme, si dhe për aktivitetet në kuadër të 25-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit.

Ministri Ferati theksoi se Marrëveshja e Ohrit mbetet një nga themelet më të rëndësishme të paqes, stabilitetit dhe gjithëpërfshirjes në vend, ndërsa përvjetori paraqet mundësi për të hapur një qasje të re drejt ndërtimit të besimit ndërmjet komuniteteve dhe institucioneve.

“Qëllimi ynë është të ndërtojmë një institucion funksional, gjithëpërfshirës dhe më afër qytetarit. Bashkëjetesa nuk është vetëm koncept politik; ajo duhet të ndihet në mënyrën se si funksionojnë institucionet dhe si trajtohet çdo qytetar”, theksoi ministri Ferati.

Në takim u riafirmua rëndësia e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si partner strategjik i Maqedonisë së Veriut, veçanërisht në proceset që lidhen me demokracinë, institucionet gjithëpërfshirëse, besimin ndërmjet bashkësive etnike dhe perspektivën euroatlantike të vendit.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments