Ministri britanik për Evropë dhe Amerikë, sir Alen Dankan nesër do të arrijë për vizitë në Republikën e Maqedonisë, në kuadër të cilës do të takohet me presidentin e shtetit Gjorge Ivanov, me shefin e diplomacisë Nikolla Poposki dhe liderët e të gjitha partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Maqedonisë.

Siç informojnë në Forin ofisin britanik, në takimet do të bisedohet për situatën aktuale politike, nevojën për reformat urgjente të cilat do të mundësojnë përparim ndaj anëtarësimit në NATO dhe BE, si dhe planet e liderëve për ndërtimin e shtetit prosperues dhe inkluziv.

Ministri sir Dankan, në kuadër të qëndrimit dyditor në shtet, do të takohet edhe me përfaqësuesit e sektorit civil, të PSP-së dhe institucioneve lidhur me qeverisjen e të drejtës, me fokus të ardhmërisë së Maqedonisë.

Vizita e sir Dankan në Maqedoni, i cili vjen pa u mbushur një vit nga vizita e paraardhësit t ë tij Dejvid Lidington, vlerësohet, e thekson përkushtimin e Britanisë që të jetë mbështetëse aktive e Ballkanit Perëndimor. Qëndrimi dyditor në Shkup është pjesë e turneut të tij në Ballkanin Perëndimor në kuadër të së cilës stacioni i parë është Podgorica.

Para vizitës së rajonit ai deklaroi se Ballkani Perëndimor është rajon kyç për Britaninë dhe Londrën mbetet e përkushtuar në atë që të ketë rol aktiv si mbështetës. Sipas sir Dankan, Britania do ta braktisë Britaninë e Madhe, por nuk e braktis Evropën.

“Ne jemi mbështetës afatgjatë të Maqedonisë dhe të Malit të Zi në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, për çka është e nevojshme përparim i rëndësishëm në reformat e dy vendeve. Kuptohet, sfidat janë këtu dhe shumë do të doja të dëgjoj nga politikanët dhe sektori civil me qëllim që më mirë të kuptohemi si Mbretëri e Bashkuar mund t’i mbështesë dy vendet të jenë stabile dhe me prosperitet”, thotë në deklaratë sir Dankan.

Në takimet, siç është paralajmëruar, do të bëhet fjalë edhe për përparimin e mundësive për bashkëpunim të ardhshëm në sferën e sigurisë, bashkëpunimit ekonomik dhe krizës migruese.