Në kuadër të sesionit të 114-të të Konferencës Ndërkombëtare të Punës, e cila po mbahet në Gjenevë, ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, realizoi takim dypalësh me drejtorin e përgjithshëm të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ONP), Gilbert F. Houngbo.
Në takim u diskutua për avancimin e bashkëpunimit midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ONP-së, me theks të veçantë në reformat e tregut të punës, krijimin e vendeve të denja të punës, dialogun social dhe harmonizimin e politikave kombëtare me standardet ndërkombëtare të punës.
Ministri Durmishi theksoi përkushtimin e Qeverisë për zbatimin e politikave që kontribuojnë në punësim më të lartë, kushte më të mira pune dhe forcimin e konkurrueshmërisë së ekonomisë, duke theksuar njëkohësisht rëndësinë e mbështetjes dhe ekspertizës së vazhdueshme nga ONP-ja.
Drejtori i Përgjithshëm Hungbo përshëndeti rolin aktiv të Maqedonisë së Veriut në kuadër të Organizatës Ndërkombëtare të Punës dhe konfirmoi gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm në fushat me interes të përbashkët.
Sesioni i Konferencës Ndërkombëtare të Punës mbahet nga 1 deri më 12 qershor të vitit 2026 në Gjenevë dhe është forumi më lartë i ONP-së, ku qeveritë, punëdhënësit dhe sindikatat nga 187 vende anëtare diskutojnë çështje kyçe që lidhen me botën e punës, duke përfshirë punën e denjë në ekonominë e platformave, barazinë gjinore në vendin e punës dhe dialogun social.

