Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh Ministër i Infrastrukturës i Kosovës, Pal Lekaj, ka paralajmëruar se anëtarët e Listës Serbe mund të arrestohen, nëse themelojnë njëanshëm Asociacionin e komunave serbe.

Këto deklarata vijnë pas situatës së krijuar gjatë ditës së djeshme, kur Marko Gjuriq nuk respektoi vendimin e shtetit të Kosovës dhe u fut ilegalisht në vend, për t’u arrestuar më pas nga Policia e Kosovës.

“Mund të arrestohen në atë moment që janë kundër ligjeve dhe kushtetutës së Kosovës”, ka thënë Lekaj në KTV.

Ai ka theksuar se çdo veprim i Qeverisë Haradinaj është në bashkëpunim me shtetet e Quintit.