Ministri i Financave, Dragan Tevdovski ka theksuar sot se qëllimi i aplikimit të tatimit progresiv ka të bëjë me rritjen e rrogave deri në 35% dhe 50% rritje për të dhëna tjera.

Ai theksoi se në vendet e zhvilluara kërkohen tatime edhe më të larta për më të pasurit për të siguruar më shumë para në shëndetësi, arsim, dhe shërbime tjera. “Nëse ne nuk bëjmë masa korretuese, atëherë fëmijët tanë do të kenë kushte më të këqija se sa prindërit e tyre. Me një rrogë si ministër nuk mund të sigurojë që fëmijët e mi ti regjistrojë në shkollë private, e çka bëhet me numrin e madh të njerëzve që i kanë rrogat më të vogla se ajo e ministrit”, theksoi ministri Tevdovski, duke kërkuar mbështetje nga Oda Ekonomike lidhur me tatimin progresiv.

Ministri Tevdovski i pyetur se a do të jap dorëheqje nëse kjo masë nuk do të gjejë përkrahje, ai tha se është i sigurt se do të ketë sukses. (INA)