Partia “Alternativa” nuk do të heq dorë nga Ministria e Kulturës. Këtë e ka paralajmëruar edhe Asaf Ademi, i cili sot u tërhoq nga ky post për shkaqe shëndetësore. Brenda këtij subjekti tashmë kanë filluar të lakohen disa emra si pasardhës të Asaf Ademit në Ministrinë e Kulturës. Burime nga “Altetnativa”, brifojnë se gjasat më të mëdha për ta marrë drejtimin e kësaj ministrie i ka një kuadër nga Shkupi. Nga ky subjekt flasin për një figurë e re politike, që siç shprehen, do të mund ta zëvendësojë në mënyrë te denjë, Asaf Ademin dhe do t’i përmbahet parimit të “Alternativës” për politikë me “duar të pastra”. Megjithatë, të njejtat burime nuk precizojnë emrin e ministrit të ri që do t’ia prezantojnë kēto ditë kryeministrit Zaev, i cili sot tha se ende nuk mund tē flitet për pasardhësin e Asaf Ademit.