Mbrojtja dhe avancimi i shëndetit të qytetarëve të Maqedonisë duhet të fillojë menjëherë pas lindjes së një individi, tha në konferencën e sotme për shtyp ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, për të cilën shprehu besim se ai me bashkëpunëtorët e tij do të punojnë me përkushtim për t’i dhënë fund statistikës së zezë të vdekshmërisë së foshnjeve të posalindura dhe lehonave në Maqedoni.

“Në bashkëpunim me Fondin për banorë të Kombeve të Bashkuara – UNFPA, përgatitëm pako të masave, të cilët besojmë se do të kontribuojnë në zvogëlimin e vdekshmërisë së të posalindurve dhe lehonave. Me këtë do të përmirësohet edhe kujdesi i përgjithshëm për nënat dhe foshnjet e tyre derisa janë në spital”, tha Filipçe.

Filipçe theksoi se sipas Organizatës botërore të shëndetësisë, vdekshmëria e lehonave është pasojë pjesërisht e pakujdesisë së grave shtatzëna.

“Kur bëhet fjalë për vdekshmërinë e të posalindurve, dua të theksoj se në masë të madhe është pasojë e kujdesit joadekuat të nënave për shëndetin e tyre gjatë shtatzënisë”, u shpreh Filipçe.