Departamenti i arsimit pranë Aleancës për Shqiptarët përshëndet vendimin e Gjykatës Administrative, për pranimin e padisë nga komuna e Gostivarit, lidhur  me vendimin e MASH-it për marrjen e kompetencave të kreut të Komunës .

Këtë vendim e shohim si  një përmirësim të gabimit  të ministrit Arbër Ademi  i cili MASHI-in e ka shndërruar në një çerdhe për shërimin e frustracioneve politiko-partiake. Vendimin e shohim si dritë të ndezur në fund të tunelit që paralajmëron  një  gjyqësi të lirë e të drejt, jashtë kthetrave të politikës.

Departamenti  i Arsimit pranë Aleancës për Shqiptarë e rikujton dhe i thotë troç “BOLL – MË” ministrit me këto gjeste të ulëta që i  ngjajnë një palaçoje të cirkut e jo një ministri të arsimit, prej veprimeve të së cilit varet ardhmëria e fëmijëve tanë.

Nga e cekura më lart,  si departament i arsimit pranë ASH-së ia bëjmë me dije dhe e përkujtojmë:

-Zoti ministër MASH-i  nuk është shtab alternativ i BDI-së ,por institucion shtetëror ku formulohen politikat arsimore të shtetit e jo të partisë;

-Zoti ministër nuk komentohen vendimet gjyqësore, gjykatat janë të pavarura dhe duhet ti përshëndetini këto vendime për tu kthjellur nga politikat e gabuara deri sot;

-Zoti “docent” i drejtësisë, me Kushtetutë sistemi gjyqësor përcakton të drejtën e jo inspektorët shtetëror dhe komisionet  politike të  formuara nga partitë në pushtet për ti shëruar egot  marksiste-leniniste  që degraduan në këtë masë arsimin, nga vendimet që silleshin në kabinetin e ministrit (rasti i inspektorit Ilioski);

-Zoti ministër është koha e fundit se në MASH  nuk mund të sillesh si “DESPOT” që sa herë të duash mund të marrësh kompetencat e kryetarëve të komunave, sepse për dallim nga ju ata janë zgjedhur nga populli, jo si ju, të emëruar nga partia dhe:

– “BOLL MË” që e cekëm më lartë,  jep dorëheqje, le të emërohet dikush tjetër që sadopak të shëroj plagët që i shkaktove shtresës më të drejtë dhe më të pambrojtur të shoqërisë.

Departamenti i Arsimit  pranë  Aleancës për Shqiptarët