Ministri i drejtësisë Bilen Saliji, realizoi takim me kryetarin e Sindikatës së të punësuarve në administratë, organet e jurisprudencës dhe organizatave joqeveritare të Republikës së Maqedonisë Pece Grujovskin, përcjell Fol.

Në takim, Grujovski, faleminderoi ministrin për takimin e mundësuar, dhe theksoi se është e nevojshme që bashkarisht të organizojmë takim pune në lidhje me realizimin e konkluzioneve që dolën nga takimi paraprak në qeveri.

Ministri i drejtësisë Bilen Saliji gjatë takimit siguroi Grujovskin se Ministria e Drejtësisë është e hapur për bashkëpunim me Sindikatin për përmirësimin e kushteve të të punësuarve që janë nën kompetencë të Ministrisë së drejtësisë.

Ministri poashtu njoftoi kryetarin e sindikatës se të gjitha sektoret e jurisprudencës në Republikën e Maqedonisë janë të përfshira në strategjinë për reforma.

Gjatë takimit të dy palët u dakorduan për takime të herë pas hershme si dhe formimin e grupeve të punës në drejtim të përmirësimit të kushteve për të gjithë të punësuarit në sektorin e jurisprucendës. /Fol/