Ministri serb i Inovacionit dhe Zhvillimit të Teknologjisë, Nenad Popoviq, ka thënën sot se ka ardhur momenti kur Serbia duhet ta ftojë Rusinë të kyçet në mënyrë aktive në procesin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës
Ai madje iu kthye termit që përdorej për shqiptarët në kohën e ish-presidentit kriminel të Serbisë, Slobodan Miloseviq.

“Vetëm me përfshirjen e Rusisë në dialog mund të sigurojmë mbrojtjen e interesave serbe në Kosovë. Deri atëherë dhe deri në përmbushjen e detyrimit për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, Serbia duket të ndërpresë dialogun me separatistët”, tha ai, ndërsa e dënoi ashpër arrestimin e Marko Gjuriqit një ditë më herët nga Policia e Kosovës.

Ai kujtoi se Serbia nuk ka partner më të afërt se Rusia dhe këtë e tretoi biseda e djeshme me telefon ndërmjet presidentëve Aleksandar Vuçiq dhe Vladimir Putin.

Ai gjithashtu i bëri thirrje politikanëve dhe popullit serb të jetë i bashkuar në këtë çështje të rëndësishme nacionale.