Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe shefi i SPB-së të Kumanovës, Stojanço Veliçkoviq mbrëmë në ISHP Spitali i Përgjithshëm Kumanovë e vizitoi policin që u lëndua në protestën e mbrëmshme në kalimin kufitar Tabanoc, përcjell Fol.

Incidenti ndodhi dje pasdite gjatë protestës së VMRO-DPMNE-së.

Nga MPB për AIM deklaruan se në incident është arrestuar një person për sulm të efektivit policor. /Fol/