Në kuadër të projekteve që tanimë Ministri i Shëndetësisë dr Arben Taravari i ka paralajmëruar dhe janë ne realizim e sipër, Projekti i kēmbimit të mjekëve nga SHBA dhe Maqedonia të cilin e inicoj Ish Ministri Todorov dhe asnjëherë nuk u implementua dhe nuk u zbatua në praktikë, tani më Ministri Taravari këti projekti i ka dhënë prioritet në agjendën e tij duke u takuar me përfaqësuesit e SHBA duke vendosur korniza kohore dhe strategji ne modalitetet e zbatimit.

Ky projekt i cili po realizohet falas ende me shumë do e forcojë Shëndetësinë publike, ku mjek specialist të fushave të ndryshme me eksperiencat e tyre do tju ndihmojne pacienteve në Maqedoni. Poashtu mjek nga Maqedonia se bashku me kolegët e tyre nga SHBA do të qëndrojnë nga 2-4 jave ne SHBA, duke kontribuar me përvojat e tyre njekohësisht duke u njoftuar nga afer per menyrat dhe metodate implementimit në fusha te caktuara te mjekësisë.

Ministri Arben Taravari dhe Dr i Radiologjise dr Argjend Imeri zhvilluan nje takim dhe darkë pune me Dr Anrdrew Sanders dhe dr Frank Imbarrato, te cilët u dakorduan për një bashkëpunim institucional per njohje te ndërsjelltë të përvojave në lëminë e mjeksisë mes dy vendeve mike te RM dhe SHBA-ve.