Ministri i Shëndetësisë Prof.Dr. Arben Taravari pas reagimit të drejtorit për fondin shëndetësor dhe pensional për largimin e tij, Taravari i përgjigjet me një letër.

Në vazhdim përgjigje për letrën e Dr. Sasho Stefanovski

“I nderuar Dr. Sasho,

Me interes të madh e lexova letrën tënde dhe këtu unë do të doja të përgjigjem publikisht edhe pse personalisht unë preferoj mbledhje,të cilën për fat të keq nuk arritëm ta realizojë për shkak të refuzimit tuaj ndaj thirrjeve të mia dhe indiferenca juaj në lidhje me ndryshimet që janë më shumë se të nevojshme në shëndetësin tonë. Nga ana tjetër, ndryshe nga ju, drejtori Orhan Ramadani gjithmonë i është përgjigjur thirrjes tonë dhe ka qenë i hapur për bashkëpunim.
Së bashku me kabinetin tim intensivisht punojmë në zgjidhje sistematike dhe kthimin e sistemit shëndetësor i cili ishte i shkatërruarr nga administrata e mëparshme nga e cila edhe ju jeni pjesë. Interesimi i qytetarëve është gjithmonë prioriteti im, ndryshe nga praktika tuaj. Atë e treguat edhe kur në mënyrë të fshehtë deshët të shtrenjtoni barnat. Kur unë dhe kabineti im vendosëm të anulojmë këtë vendim, ju nuk ju përgjigjët thirrjeve tona dhe nuk deshët të nënshkruani vendimin tim. Ku është konstruktiviteti juaj? Ku është përgjegjësia juaj për qytetarët e Republikës së Maqedonisë?
Edhe vetë jani të vetëdijshëm se këto janë ditët e tua të fundit si drejtor i Fondit dhe në vend se të përqëndroheni në diskreditimin tim, unë do të ju këshilloj që të fokusoheni në diçka më konstruktive! Qytetarët kanë vuajtur mjaft nga politikat tuaja shkatërruese. Nga tani e tutje kritikat tuaja referoni drejt opozitës,ku gjindet partia juaj.”