Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski gjatë ditës do të nxirren para Prokurorisë në Selanik, ku do t’u caktohet në cilin burg do të qëndrojnë deri në kompletimin e lëndës për ekstradim, kumtoi Ministria e Drejtësisë në Maqedoni, përcjell Fol.

Për këtë Ministria e ka informuar zyrën për punë konsullare, ekonomike dhe tregtare të RM-së.

”Zyra për punë konsullare, ekonomike dhe tregtare e RM-së në Selanik, sot, zyrtarisht njoftoi se dje rreth orës 15:00 janë arrestuar Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski për shkak të shkeljes të nenit 8381 të Kodit grek, gjegjësisht gjatë kontrollit të pasaportave janë evidentuar pasaporta bullgare të rrejshme dhe në këtë rast është konfirmuar se për ata është shpallur urdhër arrest ndërkombëtar nga Interpoli me kërkesë të MPB-së së Maqedonisë”, qëndron në kumtesën e MD.

Boshkovski dhe Grujovski akuzohen nga PSP për rastet ‘Fortesa’, ‘Target’ dhe ‘Fortesa 2’. Të dy janë arratisur nga Maqedonis më 18 korrik, kur Gjykata e Apelit u caktoi masë për paraburgim. /Fol/