Ngjashëm si qeveria e kaluar, edhe kjo qeveri praktikon modelin “mer borxh, paguaj borxh” për kthimin e borxheve të shtetit.

Ministria e Financave ka ngritur kredi të re nga bankat vendase dhe kompanitë e sigurimit për 54 milion euro, që të mundet në ditët e ardhshme të kthejë 37 milion euro. Kjo do të thotë se borxhi neto është tani 17 milionë.

Nga Ministria e Financave thonë se këto ankande të letrave me vlerë të qeverisë janë planifikuar dhe parashikuar paraprakisht me buxhetin e vitit 2018. Paratë do të përdoren për të mbuluar deficitin buxhetor dhe jo për zgjedhje të parakohshme.

Banka Botërore ka parashikuar që deri në fund të vitit, borxhi publik i Republikës së Maqedonisë do të arrijë në 50% të PBB-së, me këtë do të bëhet shteti më i rënduar me borxhe në Europë.