Ditëve të fundit janë dëgjuar zëra të ndryshëm në media të afërta me BDI-në për largimin nga detyra të ministrit të Kulturës, Asaf Ademi. Mirëpo nga kjo ministri sot përmes një komunikate për media kanë demantuar spekulimet siç thuhet të bëra në portale të caktuara për gjoja dorëheqjen e ministrit të Kulturës, Asaf Ademi.

“Ministri Ademi pa ndërprerje në punë i kryen obligimet e veta të rregullta të punës, ndërsa aktivitetet e Ministrisë së Kulturës zhvillohen sipas dinamikës rrjedhëse.”, theksuan nga kjo ministri.