Ministria e Kulturës njoftoi se do të hetojë vendimet e Radio Televizionit të Maqedonisë (RTVM), ku më 5 janar vendosi të ndajë subvencione për mbështetje të muzikës vendore.

Në lidhje me rezultatet dhe vendimet e publikuara nga RTVM pas konkursit të shpallur sipas ligjit për mbështetje të produksioneve muzikore vendore, nga Ministria e Kulturës informojnë se vitin e kaluar janë bërë konsultime me disa palë dhe kanë konstatuar se ligji duhet të shfuqizohet.

“Ministria e Kulturës përgatit propozim-ligj për shfuqizim të ligjit për mbështetje të produksioneve muzikore vendore, që me shkrim ka dorëzuar dhe kërkuar mendim edhe nga RTVM”, thonë nga Ministria e Kulturës.