Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska tha se pronarët të cilët detyrojnë punëtorët t’u kthejnë një pjesë të pagës minimale bëjnë vepër penale. Ajo ka thënë se praktika e tillë duhet të ndërpriteten, ndërsa inkurajoi të gjithë punëtorët të denoncojnë raste e tilla në ministri ose tek ajo personlisht dhe më pas rasti do të denoncohet në Inspektoratin Shtetëror të Punës.

Ajo mes tjerash ka shtuar se ata japin subvencione që të mundet punëtori ta marrë pagën minimale dhe jo të mbushet xhepi i punëdhënësit.

“Kemi mjaft situata alarmante ku puna në letër është e pastër, por në praktikë është e gabuar. Dhe pikërisht për këtë ata edhe nëse alarmojnë tek organizatat e shoqërisë civile edhe nëse alarmojnë në Inspektoratin Shtetëror të Punës derisa nuk janë të gatshëm të japin deklaratë dhe të dëshmojnë me minimum një të punësuar të kompanisë së njëjtë ne me shumë vështirësi do ta përmirësonim sistemin”, ka deklaruar Carovska. /SHENJA