Shpresoj që nuk do të vihet deri në bllokadë të fillimi i procesit të negociatave midis Republikës së Maqedonisë së Veriut me BE-në, sepse nëse Bullgaria e bllokon vendin, kjo do të ketë efekt dështues në marrëdhëniet tona, konsideron korrespodenti shumëvjeçar i radios kombëtare të Bullgarisë (BNR) nga Shkupi, Martin Minkov.

“Tani jemi në një periudhë delikate, sepse po presim vendimin e vështirë për të filluar procesin e negociatave aderuese”, tha Minkov në një emision të BNR.

Ai konsideron se nevojitet nxitje politike për të kapërcyer mosmarrëveshjen aktuale dhe pret që përfaqësuesit e qeverive të të dy vendeve të takohen përpara se të merret një vendim përfundimtar për të filluar negociatat.

Minkov vlerëson se Marrëveshja e fqinjësisë së mirë midis dy vendeve nuk mund të reduktohet vetëm në historinë dhe punën e Komisionit të përbashkët për Çështjet Historike dhe ato duhet të jenë bazë për zhvillimin e marrëdhënieve të ardhshme, duke theksuar se ekziston një mungesë e transparencës së ndërsjellë midis dy vendeve në aspektin ekonomik dhe kulturor.